Besim Ilazi paralajmëron se ky do të jetë mandati i fundit në krye të Kaçanikut

15 nëntor 2021 | 10:30

Katër herë hyri në garë dhe katër herë doli fitues i këtyrë garave.

Është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kaçanikut Besim Ilazi, i cili u rikonfirmua në këtë pozitë mbrëmë në zgjedhjet e balotazhit të 15 nëntorit.

Ilazi në një intervistë për Klan Kosova tha se kjo do të jetë hera e fundit që ai do të kandidojë për të parin e Kaçanikut.

“Po, ashtu kam thënë publikisht që do të jetë mandati im i fundit si kryetar komune dhe mendoj që edhe qytetarët do ta mirëpresin ketë vendim sepse Partia Demokratike ka pasur suksese pikërisht nga kjo sepse unë jam kandidati i katërt dhe kjo tregon që Partia Demokratike është reformuar nga brenda bazuar në kërkesa të qytetarëve dhe mendoj që edhe vendimi im është bërë që ti jap mundësi gjeneratave të reja që të kandidojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar amendamentin të Marrëveshjes Financiare…