Besim Ilazi rizgjedhet kryetar i PDK-së në Kaçanik
Në garën për kryetarë të degës kandiduan Besim Ilazi dhe Azem Guri, ndërsa pas numërimit të votave të 157 delegatëve, Besim Ilazi u konfirmua kryetar i degës së PDK-së në Kaçanik.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryetari Ilazi, ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe është zotuar se së bashku do ta bëjnë më të mirën në #Dekada e Re.
Postimi i plotë i tij:
Përmes një procesi zgjedhor, tërësisht demokratik dhe transparent, për të dytën herë u rizgjodha Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës- dega në Kaçanik.
Rrugëtimin tonë politik do ta vazhdojmë së bashku në të mirë të vendit.
Mirënjohës dhe falenderues për të gjithë përkrahësit që me votën e tyre më dhanë besimin për të udhëhequr së bashku me partinë tonë edhe për katër vitet e ardhshme në Kaçanik.
Partia Demokrtike e Kosovës mbetet partia e vlerave dhe e ndryshimeve demokratike. Së bashku do të bëjmë më të mirën në #Dekadën e Re. Na priftë e mbara.