Besim Mulaj: Fitorja më 9 shkurt, rruga për një qeverisje me dinjitet

29 janar 2025 | 21:45

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka mbajtur një tubim me qytetarët e fshatit Cerrca.

Ai theksoi se ky takim ishte një kënaqësi e veçantë, duke ndarë përkushtimin e banorëve të Cerrcës për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.

Mulaj shprehu mirënjohje për kontribuuesit e mëdhenj të zonës, si dhe theksoi rëndësinë e fitores më 9 shkurt.

Postimi i plotë:

Sot, Cerrca dhe Lubozhda nëndega ”Ibrahim Rugova” na nderoi me një pritje madhështore!
Në trollin që na mësoi të flasim pak e të punojmë shumë për të ndryshuar shekujt!
Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me qytetarët e kësaj zone me histori dhe vlera të mëdha, shumë prej të cilëve i njoh dhe i respektoj maksimalisht. Ndjeva përkushtimin e tyre të palëkundur për rrugën e drejtë dhe dëshirën për një ndryshim të domosdoshëm.
Amaneti ishte i qartë: “Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë dhe ta drejtojë LDK-ja qeverinë.” Ky nuk është vetëm një mesazh, por një përgjegjësi për të gjithë ne që besojmë në zhvillim dhe qeverisje me dinjitet.
Mirënjohës gjithmonë banorëve të Cerrcës së Selmon Kadris, Kryetarit të parë Isa Rexhaj, Kryetarit legjendar të Istogut Haki Rugova dhe Presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova.
9 shkurti është dita e fitores! Bashkë e rikthejmë përgjegjësinë dhe zhvillimin.
Pa besim s’ka ndryshim!
#pabesimskandryshim #istogu #LDK #LDK124 #NR79 ##Lumir2025 ##BëhuNdryshimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK për deputet, Lahi Brahimaj ka thënë se…