Besimi i luhatur në drejtësinë

28 tetor 2019 | 10:56

Besimi i publikut në Kosovë ndaj institucioneve brenda sistemit të drejtësisë në vend është luhatur ndër vite në Kosovë, por asnjëherë nuk ka qenë në nivelin me të ulët se sa tash, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilat mbikëqyrin punën e institucioneve të drejtësisë.

Sipas tyre, humbja e besimit të publikut ndaj institucioneve të drejtësisë është rezultat i faktit që për rastet më të rëndësishme, për të cilat ka pasur interes publik, organet e drejtësisë, policia, prokuroria dhe gjykatat, kanë dështuar të japin zgjidhje dhe të vënë drejtësi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se në të kaluarën ka pasur disa raste, të cilat e kanë cenuar besimin e publikut ndaj sistemit të drejtësisë, qoftë vdekje në rrethana kontestuese, qoftë vepra penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, sipas tij, rasti i vdekjes së Astrit Deharit, më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është rasti i fundit konkret që tregon brishtësinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë, i cili nuk ishte në gjendje të ofrojë një hetim të pavarur që do të sillte drejtësi, por edhe garanci dhe besim te publiku.

“Nëse marrim sferën penale, sikurse rasti (Astrit) Dehari, rasti (Dino) Asanaj, por janë edhe dhjetëra raste tjera të vrasjeve, qoftë të qytetarëve të rëndomtë apo edhe figurave politike, për të cilat organet e drejtësisë, thjeshtë, në njëfarë mënyre, janë dorëzuar para këtyre rasteve. Të njëjtat (organet e drejtësisë), në njëfarë mënyre nuk e dërgojnë mesazhin se kanë interes për t’u marrë me këto raste. Nëse marrim për bazë krimin e organizuar dhe korrupsionin, institucionet e drejtësisë, thjeshtë, kanë kapitulluar para të gjithë atyre, të cilët në mënyrë sistematike e kanë keqpërdorur buxhetin e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/besim-sistemi-i-drejtesise-/30239986.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 44-vjeçar është prangosur nga policia e Tiranës pasi ka…