Besimtarët e parë nga Kosova arrijnë në Mekë

01 gusht 2019 | 11:29

Dje është nisur grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do të kryejnë Haxhin.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ata kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë.

Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se fluturimet e tjera do të bëhen sipas orarit të paraparë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para 50 vjetësh, dy astronautë amerikanë u bënë njerëzit e…