Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

30 mars 2025 | 07:56

Sot besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re.

Gjatë kësaj feste, besimtarët muslimanë mblidhen me familjet dhe miqtë e tyre për të shijuar ushqimin dhe për të shpërndarë dhurata.

Kjo ditë simbolizon kulmin e sakrificave dhe agjërimit që janë bërë gjatë muajit të Ramazanit.

Në këtë ditë, besimtarët muslimanë zhvillojnë namazin e Bajramit në mëngjes dhe i drejtohen lutjeve për paqe dhe begati.

Fitër Bajrami sot është falur në orën 06:59.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë.

Festimet gjithashtu shoqërohen me aktivitete të ndryshme shoqërore, ku vlera e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është e theksuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Xhaminë e Fshatit në Burojë falja e Fitër Bajramit…