Besnik Benzi i dhuron shëndetësisë në Gjilan një donacion në vlerë prej 20 mijë eurosh
Në Komunën e Gjilanit të premten donatori Besnik Benz nga Lladova, i cili jeton dhe punon në Gjenevë të Zvicrës, ka sjellë donacionin e dytë për këtë vit që i dedikohet fushës së shëndetësisë primare dhe atë gardërobë, material sanitar dhe teknik që përkujdesja ndaj pacientit të jetë me kushte më të mira.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar donatorin për këtë përcaktim që brenda vitit për dy herë me radhë të mbështes shëndetësinë e Gjilanit dhe njëkohësisht krijimin e kushteve më të mira edhe për pacientët.
“Vlera e këtij kontigjenti është mbi 20 mijë euro dhe është për institucionin i cili mbulon një numër të konsiderueshëm për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, e falënderoj donatorin dhe jemi mirënjohës për këtë mbështetje të madhe që i dedikohet komunës tonë”, ka thënë kryetari Haziri.
/Epoka e re/