Besnik Berisha, kryetar i ri i Odës së Avokatëve të Kosovës
05 mars 2024
| 22:01
Avokati Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Odës së Avokatëve të Kosovës.
Nga 83 delegatë sa kanë marr pjesë në votim Berisha ka marr gjithsej 40 vota, të mjaftueshme për tu zgjedhur kryetar i ri i OAK-ut për një mandat katërvjeçar.
Në garë për kryetar të OAK-ut ishin edhe Yll Zekaj, i cili mori 18 vota, Behar Ejupi, i cili po ashtu ka marr 18 vota dhe Nasuf Hasan që ka marr vetëm 7 vota nga delegatët.
Berisha tha se puna e tij si kryetar i Odës do të fokusohet në tri shtylla, dinjitet, zhvillim dhe disiplinë.
Sipas tij, çdo cent që do të shpenzohet do të bëhet në mënyrë transparente.