Besnik Berisha për ftesën e Lushtakut: Partia ime është LDK-ja  

19 korrik 2023 | 14:43

Avokati Besnik Berisha në konferencën e mbajtur të mërkurën është pyetur edhe për ftesën e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku që ai ti bashkohet PDK-së.

Avokati Berisha ka thënë se Lushtaku është një figurë e nderuar, por se partia e tij mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Lushtaku është figurë e nderuar, i respektuar për mua. Partia ime është LDK-ja, unë kam kryer shërbime si këshilltar i kryeministrit e vazhdoj të kryej, jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, kam pas oferta edhe të kryetarit aktual për t’u bashkëngjitë edhe njëherë partisë, për shkak se unë jam i martuar me profesionin e avokatit se e dua pafundësisht. Partia mbetet LDK-ja, profesioni im mbetet avokati”, ka deklaruar Berisha.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë”,…