Besnik Berisha zgjidhet me 4 vota kryetar i ri i KPM-së
17 janar 2025
| 15:38
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) të thirrur nga Luljeta Aliu, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i këtij institucioni, me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme.
Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KPM-së.
Gjithashtu është propozuar për nënkryetare Luljeta Aliu, e cila e ka thirrur mbledhjen.
Juristja e medias, Flutura Kusari, e ka cilësuar këtë zhvillim si përpjekje të pushtetit për kapjen e KPM-së.