Besnik Bislimi: Ambasadorët e Quintit do të vijnë në takim
28 janar 2020
| 17:10
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka bërë me dije se ambasadorët e vendeve të Quntit do të jenë pjesë e takimit LV-LDK-së, i cili do tw filloj se shpejti.
“Ambasadorët do të vijnë në takim”, ka thënë Bislimi, teksa ha hyr në Kuvendin e Kosovës ku do të mbahet takimi i radhës në mes të krerëve të LV-së dhe LDK-së.
Takimi i djeshëm në mes të këtyre dy subjekteve politike ka përfunduar pa sukses.