Besnik Bislimi: Nuk ka arkiva të UÇK-së
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës u mblodh këtë të martë përballë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Raportimin e parë para këtij komisioni e bëri mbi arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat i quajti ide artificiale të ngritura nga Serbia, e që qëllimin e kishin diku tjetër, njofton Klan Kosova.
“Ideja e Serbisë të thuhet se dy apelit po fshehin dhe meqenëse pala kosovare nuk po i hap nuk po i hapim edhe ne. Është dashur ta thyejmë këtë mit dhe të themi se ka vetëm një palë që fsheh informata, pala tjetër i ka të gjitha arkivat e hapura”, tha Bislimi.
Gjithashtu Bislimi foli dhe për kundërshtimin e Velko Odalloviqit në takimet e delegacioneve, që sipas ti deri në momentin e reagimit ka pasur shumë pak të dhëna për të.
Derisa, “Në dijeni time nuk është folur asnjëherë në bisedat me Serbinë për viktimat e dhunës seksuale. A keni ide që në këto biseda të jemi edhe ne në tavolinat e bisedimeve”, ishte një pyetje e Vasfije Krasniqit drejtuar Bislimit.
Kurse përgjigja e tij ishte se pa u trajtuar mirë kjo temë nuk do të ketë marrëveshje.