Besnik Bislimi viziton Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, por jo edhe të tjerët

15 korrik 2022 | 19:33

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se sot ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është takuar me Rexhep Selimin, për të cilin ka deklaruar se ka qenë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, ai ka shtuar se përveç Selimit, është takuar edhe me Jakup Krasniqin.

“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend. Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, ka njoftuar se në Kiev…