Besnik Bislimit i del përpara një aktivist i PSD-së: A po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën?

12 nëntor 2023 | 18:13

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka kthyer asnjë përgjigje një aktivisti të PSD-së, i cili e ka parë numrin dy të Qeverisë, të cilit i ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bislimit ia ka kujtuar një deklaratë ku ai kishte thënë se do të dorëhiqej nëse Kosova do ta pranonte Asociacionin.

“Z. zëvendëskryeministër, a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën a jo? A ke premtu që ke me dhënë dorëheqje nëse bëhet Zajednica? A ke premtu? Pse nuk je tu dhënë dorëheqje? Ke premtu që nëse bëhet Zajednica, ndaq me kompetenca ekzekutive, ndaq pa kompetenca ekzekutive, ke me dhënë dorëheqje, pse nuk je tu dhënë dorëheqje?”, i thotë aktivisti.

“A po ju vjen marre? A po ju vjen marre? Allahile a po ju vjen marre që jeni duke e bë Zajednicën? A krejt pa marre jeni duke e bë a? Hiç s’po jua ndjen?”.

Ndërkaq Bislimi nuk ka folur, duke u munduar ta shmangë aktivistin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashley Carolina, modelja që njihet në platformën për të rritur…