
Besnik Hasi ndahet me ekipin belg
06 mars 2025
| 14:01
Besnik Hasi nuk është më trajneri i KV Mechelen. Lajmi është bërë i ditur nga klubi belg, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, me palët që kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin.
Kujtojmë se Hasi u emërua në krye të kësaj skuadre në nëntor 2023, pas shkarkimit të Steven Defour. Tekniku shqiptar ka drejtuar Mechelen në 56 sfida, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.45 pikë për ndeshje.