Besnik Hasi në Arabinë Saudite
Besnik Hasi është transferuar në Arabinë Saudite. Gjithçka është zyrtare dhe Hasi ka nënshkruar me skuadrën e Al Raed.
Kontrata e gjakovarit është për një sezon dhe kështu ai nis një eksperiencë të re. “SportEkspres” mëson se transferimi i tij është bërë nga ana e “Stars Sport Management”, e përfaqësuar nga menaxheri Ilir Halili, i cili operon në Lindjen e Mesme dhe ka bërë shumë lëvizje në merkato në atë zonë. Hasi në të shkuarën ka drejtuar Anderlehtin dhe ka dalë kampion në Belgjikë, ndërkohë që më pas provoi të drejtonte edhe Legian e Varshavës në Poloni. Gjithashtu ai ka qenë një opsion edhe për Shqipërinë, por nuk e ka parë veten gati në momentin që presidenti Armand Duka ia ofroi atë mundësi.
Kalimi në Arabinë Saudite ka përfitime të mëdha financiare dhe jo rastësisht aty ka punuar me sukses për shumë vite edhe Zllatko Daliq, para se të merrte drejtimin e Kroacisë.