Besnik Kada publikon fotografinë më të dashur të tij të bërë gjatë luftës
Ish-ushtari i UÇK-së, dhe njëherit reporteri i luftës, Besnik Kada ka postuar në llogarinë e vet një fotografi të realizuar para 24 vitesh në Papaj të Tropojës. Në fotografi vendin kryesor e zë luftëtari Sali Çekaj. Kada heroin Sali Çekaj e krahason me “Zambakun e bardhë” të Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizrenin. “Nëse Ymer Prizreni ishte “Zambaku i bardhë” i Lidhjes së Prizrenit, Sali Çekaj ishte “Dallëndyshja” e parë Lajmëtare me pushkë e Lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Besnik Kada.
Postimi i plotë i tij:
Nëse Ymer Prizreni ishte “Zambaku i bardhë” i Lidhjes së Prizrenit, Sali Çekaj ishte “Dallëndyshja” e parë Lajmëtare me pushkë e Lirisë së Kosovës!
Sali Çekaj, Zemra e kryengritjes Shqiptare të Kosovës 1991-1999!
Lavdi për jetë të jetëve e Heronjve të Kombit që atë ditë u betuan në emër të Atdheut dhe Kushtetutës, përpara Zotit dhe Flamurit Kombëtar e të cilët ranë për lirinë e Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, Kolonel Tahir Zemaj, Komandant Sali Çekaj, Komandant Agim Ramadani, Komandant Lumni Surdulli, Dëshmori Qazim Jakupi, Dëshmori Enver Alaj!
Nderim e respekt për të gjithë dalzotësit e Atdheut që u rreshtuan në formacionet e Brigadave të Ushtrisë Çlirimtare, 134, 131, 133 dhe gjitha njësitet e Brigadat e UÇĶ-së anembanë luftës çlirimtare gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë!
* Foto BKada# është realizuar me: 21/06/1998 në Papaj, Tropojë.
Është njëra nga fotot e mia më të dashura të realizuara gjatë Epokës së Lavdisë së Kreshnikëve të Kombit # UÇK-së.