Besnik Kelmendi takohet me pasardhësin e Angela Merkel
Afaristi nga Kosova, Besnik Kelmendi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka bërë të ditur se është takuar në Essen me pasardhësin e Angela Merkel, Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, z. Armin Laschet CDU-së.
“Unë sot ndodhem këtu në forumin politike në Essen me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, z. Armin Laschet CDU-së. Ku gjatë takimit me të pata rastin ti shpreh edhe njëherë urimet më të përzemërta në këto zgjedhje federale”.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Unë sot ndodhem këtu në forumin politike në Essen me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, z. Armin Laschet CDU-së. Ku gjatë takimit me të pata rastin ti shpreh edhe njëherë urimet më të përzemërta në këto zgjedhje federale.
Gjithashtu diskutuam në parim për çështjen e dialogut Kosovë -Serbi, liberalizimin e vizave, përmiresimin e proçedurave në termin në Ambasadë, njohjen e patentave të shtetaseve shqiptare, ku mora mbështetjen dhe përkrahjen e tij se do të bëje më të mirën për komunitetin Shqiptare.
Ndaj, nëpërmjet këtij mesazhi dëshiroj ti bëje një thirrje publike të gjithë bashkëkombësit e mi, me të drejte vote në Gjermani që të dalin masivisht në këto zgjedhje federale dhe të mbështesin partin CDU.
Sepse partia CDU ka qenë është dhe do të mbetet e palëkundur në përkrahjen e Shqiptareve drejte familjes tone të madhe Evropianë.