Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të UP-së
27 shtator 2024
| 13:41
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të UP-së, është vendosur që ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të këtij universiteti të jetë Besnik Loxha.
Lajmin e ka bërë me dije udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
“Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos Ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Besnik Loxha. Besniku, erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, ka shkruar Sahiti “Facebook”.