
Besnik Shala zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Fushë Kosovë
23 prill 2019
| 08:32
Dega e AAK-së në Fushë Kosovë ka mbajtur Kuvendin zgjedhor.
Në këtë kuvend është zgjedhur këshilli drejtues dhe kryetari degës së AAK-së në Fushë Kosovë.
Në kuvend morën pjesë 119 delegatë të deleguar nga të gjitha nëndegët e AAK-së në Fushë Kosovë.
Delegatët me shumicë votash në mënyrën më demokratike kanë zgjedhur këshillin drejtues prej 29 antarësh dhe për kryetar dege kanë zgjedhur Besnik Shalën.
Në mbledhjen e ardhshme ashtu siç parashihet me statut këshilli drejtues do të zgjedh strukturat tjera udhëheqëse të degës.