Besnik Tahiri: A po konkurron Kosova për Këshill të Evropës apo Deçani?

11 mars 2024 | 12:34

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shtruar një pyetje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai duke komentuar rreth zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit, ka thënë se kjo është kompetencë e Agjencisë Kadastrale.

“A është Kosova kah konkurron për Këshill të Evropës, a Deçani?! Dihet bre. Agjencia Kadastrale e ka detyrën dhe është ministria që jep urdhër për këtë. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet ta trajtojë ky institucion (Agjencia Kadastrale). Aleanca nuk i diskuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një shtet serioz nuk i bën këtë. Pyetja  ime është për LV-në: A është Kosova kah konkurron a Deçani?”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Ermal Krasniqi ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”. Futbollisti…