Besnik Tahiri anulon vizitën zyrtare në Turqi pas zhvillimeve të fundit në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, ka anuluar vizitën në Turqi.
“Ndonëse kisha në agjendë vizitë më të gjatë, në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, e njoftova se nuk mund të vazhdoja vizitën zyrtare në Turqi, pasi që situata në vend është serioze me zhvillimet në fundit në Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Mikun e Kosovës, Ministrin Çavuşoğlu, e falenderova për mirëkuptimin e tij të plotë, si dhe për mbështetjen që Turqia dhe ai personalisht, i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës. Ministrin po ashtu e njoftova se për ne është lajm i rëndë që Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli, në kohë lirie dhe pavarësie, po ju imponohet një betejë e re, kësaj radhe ligjore, për të cilen jemi të bindur se do ta fitojnë”, ka shkruar më tej Tahiri.