Besnik Tahiri: Çaji më i mirë në botë është në Llap
17 gusht 2019
| 20:17
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në qytetin e Podujevës.
Me këtë rast, Haradinaj nuk e ka lënë pa shijuar çajin në Llap, në lokalet e kësaj komune, që sipas tij, kjo pjesë e ka traditë këtë pije.
Gjatë kësaj vizite Haradinaj ishte i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri.
“Ashtu siç e don rendi në Llap, te Bahri S. Hoti për çajin më të mirë n’botë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Besnik Tahiri.