Besnik Tahiri, deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës

28 prill 2023 | 16:53

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) të monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022, ka dalë të jetë deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës me 96 deklarta.

Tahiri në një deklaratë ka theksuar se është i lumtur që raporti i IKD-së për vitin 2022, e vendos Grupin Parlamentar të AAK-së si grupin e parë më aktiv në krahasim me numrat që i ka, që ka dalë në faqe 27 të këtij raporti.

“Po ashtu, në rangimin e deputetëve, unë jam deputeti me më së shumti deklarata në këtë temë”, ka pohuar Tahiri, shkruan “Epoka e re”.

“Mandati i secilit deputet është të përfaqësojë temat që janë me interes të vendit dhe publikut dhe të njëjtat t’i deklarojë dhe argumentojë në seanca parlamentare. Në të njëjtën kohë, në aspektin kualitativ, Grupi Parlamentar i AAK-së është i pari në adresimin e interpelancave ndaj Qeverisë dhe kërkesave për debate parlamentare”, është shprehur Tahiri.

Ai ka thënë se ky vlerësim që vjen nga një institut i pavarur është fakt, por në të njëjtën kohë, është motiv që të punojmlnë më shumë për të mbrojtur interesin qytetar dhe për të adresuar tema që përmirësojnë Kosovën.

“Faleminderit të gjithëve që na besuan, ky është vetëm një obligim shtesë për të punuar më shumë”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë…