
Besnik Tahiri e nis ditën e parë të punës si koordinator nacional për reforma shtetërore
19 mars 2018
| 21:49
Besnik Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se në ditën e parë të punës si koordinator nacional për reforma shtetërore ka prezantuar dokumentin e orientimit strategjik para kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Në ditën e parë të punës, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, prezantova dokumentin e orientimit strategjik para kryeministrit @haradinajramush, ministrit të Administratës Publike, këshilltarëve politikë të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave. Kisha kënaqësinë të kem diskutime produktive dhe të marr ide dhe mbështetje të plotë”, ka shkruar Tahiri.