Besnik Tahiri emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
09 mars 2021
| 16:03
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar të martën Besnik Tahirin ministër në detyrë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Tahiri deri më tani ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit të parë në Kosovë.
Ky vendim vjen pas njoftimit të bërë nga Meliza Haradinaj-Stublla për dorëheqje nga pozita e ministres.
Përveç pozitës në ministri, ajo ka dhënë dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.