Besnik Tahiri: Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për kryeqytet

08 shkurt 2021 | 23:44

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka mbajtur takim me

Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, ku së bashku me Daut Haradinajn biseduan për sfidat e gastronomëve gjatë periudhës me pandeminë.

“U zotuam se gjithmonë do të jemi pranë këtij sektori me rëndësi për ekonominë e vendit”, ka thënë Tahiri, i cili në listën e AAK-së mban numrin 5.

Ndërkaq në Qendrën Tregtare “Albi Mall”  me shumë biznese ka biseduar për programin ekonomik të AAK-së.

“Program ky që me fondin një miliardësh e ngjallë ekonominë e vendit. Vazhdova me takimet me të rinjtë entuziast nga lagjet e ndryshme të Prishtinës, Dardani, Pejton dhe lagjen Kolovicë. Në të gjitha takimet mbështetja për Aleancën dhe presidentin Haradinaj është tani më masovike”.

“Në fund u ndala tek salloni i Blerinës për pak kohë për të ndarë programin tonë për bizneset e vogla dhe për t’i prerë pak flokët”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat anti-Covid po vazhdojnë duke mos u respektuar në Kosovë.…