Besnik Tahiri: Frikë nga zgjedhjet le të kenë ata të cilët nuk punuan drejtë
22 gusht 2019
| 12:49
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka komentuar për shpërndarjen e legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës.
Tahiri ka thënë se frikë nga zgjedhjet le të kenë ata të cilët nuk punuan drejtë, nuk këmbngulën në tema dhe interesa nacionale.
“Kuvendi konfirmoi vullnetin e Kryeminstrit, tash është koha të na vlerësojë sovrani. Frikë nga zgjedhjet le të kenë ata të cilët nuk punuan drejtë, nuk këmbngulën në tema dhe interesa nacionale, dhe ata që politikën e shohin si terren mashtrimi dhe standartin e dyfishtë”, ka shkruar Tahiri.