Besnik Tahiri: Guximi i qeverisjes së AAK-së vazhdon edhe në mandatin tjetër
16 gusht 2019
| 15:17
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se kjo parti do të jetë në krye të Qeverisë edhe në mandatin tjetër.
Ai ka thënë se guximi i qeverisjes Haradinaj do të vazhdon edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.
“Guximi i një qeverie është me ia dyfishuar pagën gjyqësorit, me ia ngrit pagën mjekut, policit, mësuesit e punëtorit, këtë e kemi bërë. Këtë do ta bëjmë edhe në mandatin tjetër. 100 për qind Kosova”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/