Besnik Tahiri hap zyrë në Podujevë për qytetarët, pret nga ta ide dhe sugjerime për programin e tij
21 qershor 2021
| 09:01
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se nga sot deri të premten, nga ora 8:00 deri në orën 10:00, në zyrën e tij në Podujevë do të mirëpret qytetarët për ide dhe sugjerime për programin e tij.
“Nga sot, e hënë e deri të premtën, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00. Ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi. Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura. Zëri i qytetarëve është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Bëhuni pjesë e ndryshimit të vërtetë. Ju mirëpres”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.