![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/Besnik-Tahiri-1.jpg)
Besnik Tahiri kërkon nga kryetari i Prishtinës ta anulojë testimin e qarkores njëdrejtimëshe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se organizimi njëkahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ.
“Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban”.
“Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj. Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë.