Besnik Tahiri: Kocijançiqi po flet si zëdhënëse e zyrës së Gjuriqit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, e cila ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Bashkimit Evropian (BE) që autoritetet e Kosovës të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Kocijançiq më shumë ka funksionuar si zëdhënëse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriqit se sa të vendeve anëtare të BE.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë tërë mandatit të saj Maja Kocijançiç më shumë ka funksionuar si zëdhënse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriçit se sa të vendeve anëtare të BE. Qëndrimet e saj që sot u paraqitën në media janë vetëm vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme. Kushtëzimi i dialogut nga ana e saj nënkupton bllokim permanent të dialogut. Kosova është për dialog të pakushtëzuar. Nëse doni, ne kemi plotë.