Besnik Tahiri: Kosova në institucionet kryesore po udhëhiqet nga ushtrues detyre (video)
28 maj 2024
| 23:19
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në institucionet kryesore, Kuvend, Kryeministri dhe Presidencë po udhëhiqet nga ushtrues detyre.
Sipas tij, kjo rrezikon stabilitetin dhe profesionalizimin e administratës shtetërore.
“Ndryshimet e sjella në pozitat drejtuese në të gjitha nivelet rrezikojnë stabilitetin dhe profesionalizimin e administratës shtetërore. Ku është konkluzioni i raportit të BE-së. Kosova në institucionet kryesore, Kuvend, Kryeministri dhe Presidencë po udhëhiqet nga ushtrues detyre ku llogaridhënia është shumë problematike. Kjo praktikë po legalizohet edhe me Ligjin e ri për Zyrtar Publik. Kjo do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Tahiri.