Besnik Tahiri kritikon qeverinë për bllokimin e punësimeve në administratë shtetërore

25 korrik 2022 | 13:55

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar nevojën për veprime konkrete të qeverisë në raport me krizën në vend.

“Në Kryesi, ngrita çështjen e mossjelljes së Ligjit të Pagave. Është e pakuptimtë mossjellja ne Kuvend e këtij ligji. Qeveria ka dështuar në këtë temë, për këtë arsye ne kemi kërkuar interpelancë për të kërkuar llogari se pse nuk po veprohet. Po ashtu, si grup parlamentar kemi kërkuar interpelancë për mungesën e Ligjit për Zyrtarët Publik. Shumë agjencione kanë filluar të bëjnë rregullore të veta për rregullim të pagave dhe rregullim të brendshëm. Si rrjedhojë, janë bllokuar punësimet në administratë shtetërore, e ku janë mbi 3 mijë vende të lira pune të paplotësuara për shkak të mungesës së veprimeve të Qeverisë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot delegacioni nga Ambasada e Kosovës në Zagreb; dr. Martin…