Besnik Tahiri, Kurtit: Pushteti ju vërboi
31 gusht 2022
| 21:22
“Rrymë JO, projeksione për krizën që pritet gjatë dimrit JO. Rroga me rritje JO, zgidhje JO. Opsione për menaxhim JO”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke reaguar rreth situatës së fundit në vend.
Ai ka theksuar se pasojat e kësaj qeverie po u faturohen atyre që u duhet drita.
“… shumë prej tyre janë nga ata që i besuan mashtrimit ‘Erdhi Dita’. E vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr!”.
“Dijeni një punë, situata është kritike, edhe më kritike sa që ju po e shihni! Po duket që pushteti ju vërboi”, ka shkruar Tahiri.