Besnik Tahiri: Lejë përrallat kryeministër, 87 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën
Kryeministri Albin Kurti tha sot se nga 331,742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023, për një periudhë 4-vjeçare, kemi 419,126 vende pune apo mbi 87 mijë vende pune më shumë apo mbi 26 për qind.
E ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin.
“Lejë përrallat kryeministër. Vende të reja pune, jo se jo, por ajo çfarë mund të kuptojmë nga kjo deklaratë e kryeministrit është që për katër vite, 87 mijë është minimumi i atyre që kanë braktisur Kosovën, kuptohet numri më i madh i tyre i moshës së re, fuqi e shkathtë punëmarrëse. Stop abuzimit me shifra imagjinare!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.