Besnik Tahiri me bashkëpunëtorë vazhdon traditën e urimit për Vitin e Ri te Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve

29 dhjetor 2024 | 11:42

“Vazhdon tradita e urimit për Vitin e Ri te Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve. Në këtë mëngjes, së bashku me kryetarin e degës së AAK-së Baki Feta, asamblistin tonë, Arbnor Fazliu, vizituam z. Xhemshit Gashi, kryetar i shoqatës, e përmes tij uruam çdo familje të dëshmorëve”, ka shkruar në “Facebook” shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Besnik Tahiri.

Ai ka shkruar se Shoqata e mirëpriti veprimin e tyre dhe i nderoi me mirënjohje.

“Në takim u shpreha se ky gjest na nderon ndërsa secili prej nesh e ka obligim të nderojë dhe respektojë ata që me gjakun e tyre na mundësuan lirin, demokracinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut…