Besnik Tahiri me mesazh për rininë: Mos harroni 137 është adresa juaj

05 shkurt 2025 | 19:52

Besnik Tahiri, kandidat i AAK-së për deputet me numër 10, ka marrë pjesë në takimin me të rinjtë e Suharekës;

Ai ka thënë se ishte një kënaqësi e veçantë të dëgjosh për rezultatet dhe arritjet e tyre, si dhe për projeksionet e tyre për të ardhmen.

“Kësaj gjenerate, me këto shkathtësi, shteti i detyrohet së paku dy detyra kryesore: T’u ofrojë qasje në financa dhe grante. T’i mbështesë në qasjen në tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Ata sjellin zhvillimin përmes dijes dhe punës së tyre. Ne kemi garantuar në programin tonë përkrahje financiare, masa lehtësuese dhe mbështetje për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë veten dhe ekonominë. Me Bali Muharremajn, sukseset do të vazhdojnë! Faleminderit, kampion!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, është…