Besnik Tahiri merr përkrahjen e të rinjve në Mitrovicë
03 shkurt 2021
| 12:13
Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri, mbrëmë ka mbajtur një takim me të rinjtë e qytetit të Mitrovicës.
Ai ka marrë përkrahjen e të rinjve në Mitrovicë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Më Mitrovicë, në takim me shumë të rinjë, të qytetit që dha shumë për vendin. Ishte ndjenjë e veçantë që programi i Aleancës me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, mori përkrahjen e rinisë së këtij qyteti, të cilët me energjinë dhe vendosmërinë janë të përkushtuar për ndryshime pozitive. Rinia, me idetë inovative është promotor i të gjitha proceseve për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Tahiri në këto zgjedhje në listën e AAK-së mban numrin 5.