Besnik Tahiri: Mos të ketë presion e ndikim politik te KMP-ja! (video)
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se e drejta e Komisionit të Pavarur për Media që të kërkojë llogari, përgjegjësi dhe kontroll nga KPM-ja është përgjegjësi e detyrë që e kemi si komision dhe është normale.
“Kur e shoh një qasje të tillë, mua më pëlqen. Megjithatë, si komisionen duhet të kemi kujdes të mos interferojmë dhe mos të dukemi se po bëjmë presion politik në një institucion të pavarur kushtetues. Takimi i javës së kaluar ka qenë një pikë e zezë për këtë komision dhe kuvend se çfarë u kemi bërë anëtarëve të bordit të KPM-së duke i paragjykuar dhe vendos në peshore integritetit e tyre patriotik! Kjo nuk duhet të ndodh, s’është punë e as detyrë e jona!”, ka thënë Tahiri, duke theksuar se që mos të ketë ketë presion e ndikim politik te KMP-ja.