Besnik Tahiri në biçikletë, ja për çfarë e përdori atë
18 maj 2019
| 20:00
Jemi mësuar të shohim politikanë evropianë dhe botërorë që përdorin biçikletën qoftë për të shkuar në punë apo për aktivitete personale.
Kësaj here në këtë fotografi shohim Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore dhe sekretarin e përgjithshëm të AAK-së, Besnik Tahirin.
“Në Llap në muajin e Ramazanit, është traditë para iftarit të blehet buka e nxehtë, një praktikë të ngjajshme e bëmë sonte me Kaonin. Në këtë muaj qyteti merr një ritëm tjetër, sidomos më kohën e iftarit pushon pothuajse gjithçka. Pas iftarit, qyteti mbushet përplotë deri në syfyr me një atmosferë shumë të këndshme”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/