Besnik Tahiri: Ne po punojmë që vizat të hiqen këtë vit

17 tetor 2018 | 22:46

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri ka thënë se as tash që është pjesë e Qeverisë dhe as kur ka qenë në opozitë nuk ka parapëlqyer që të jep data.

Këtë ai e ka thënë duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, në do të ndodhë sivjet ose jo.

“Ne punojmë në Qeveri që kjo [liberalizimi i vizave] të ndodhë këtë vit. Por cili do të jetë epilogu e dinë qeveritë anëtare të vendeve të BE-së”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.

“Ajo që duhet ta di publiku është që liberalizimi i vizave dhe vlerësimi për të është goxha shumë teknik –është proces i vlerësuar dhe monitoruar shumë ashpër. Në histori jo vetëm të Kosovës, asnjëherë asnjë shtet nuk ka pasë vlerësim më të saktë për përmbushjen e kritereve në raport me liberalizimin”, ka shtuar Tahiri në Zona B.

Sa i përket migrimit që është njëri prej telasheve me të cilën përballet Evropa dhe ndikim që kjo dukuri mund të ketë për Kosovën, Tahiri ka thënë: Të gjitha evidencat e policisë që janë prezantuar te krejt ministrat e brendshëm të BE-së tregojnë për statistika të sakta të rënies drastike të migrimit ilegal nga Kosova drejt vendeve të BE-së. Rënia është jashtëzakonisht e madhe. Të gjitha masat dhe garancionet që merr një polici janë të dokumentuar te autoritetet e BE-së. Një numër i kritereve kanë qenë të përmbushura edhe në të kaluarën jo vetëm në Qeverinë Haradinaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar në…