Besnik Tahiri në Suharekë: Kosova do të ndryshojë rrënjësisht, numri 137 është garanti i suksesit

04 shkurt 2025 | 00:20

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 10, Besnik Tahiri, ka thënë se ishte nder dhe kënaqësi që të takojë dhe të flas para të rinjve të fshatit Gjinoc të Suharekës, vendlindja e kryetarit Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se në Suharekë njeriu ndjen ngrohtësinë e mikpritjes nga njerëz bujarë dhe punëtorë.

“Komuna e Suharekës, si reflektim i qytetarëve të saj, përfaqëson vlerat dhe zhvillimin që i duhen Kosovës. Ky model meriton përkrahje të dyfishtë për t’u zgjeruar në gjithë rajonin dhe në mbarë Kosovën. Faleminderit kryetarit Muharremaj dhe rinisë së Gjinocit dhe kryetarit të nëndegës, Arlind Hajdaraj, jeni shembull i punës dhe zhvillimit! Kosova do të ndryshojë rrënjësisht, numri 137 është garanti i suksesit”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, përmes një video…