Besnik Tahiri paralajmëron dorëheqjen nga posti i koordinatorit nacional për reforma shtetërore
18 prill 2019
| 23:52
Besnik Tahiri ka thënë se do të jep dorëheqje deri në fund të vitit nga pozita e koordinatorit nacional për reforma shtetërore.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se ka marrë përsipër për të kryer detyrat që i janë besuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që sipas tij këto detyra në kuadër të reformës shtetërore do t’i përfundojë deri në fund të këtij viti dhe pastaj do të japë dorëheqje.
Ai ka thënë se është duke e ndërtuar dhe fuqizuar këtë pozitë që të jetë funksionale në kuadër të zyrës së kryeministrit.
Tahiri ka përmendur si punë të madhe Ligjin për paga, reformat në administratën shtetërore, Ligjin për Qeverinë për të cilin është duke u punuar dhe Ligjin për Prishtinën.