Besnik Tahiri për emërimin e ekipit negociator: Haradinaj po merret me punë të brendshme

03 shtator 2018 | 19:31

Koordinator nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi i ri i kryeministrit, Ramush Haradinaj për përbërjen e re të ekipit dialogues të Kosovës në Bruksel do të sjellë dritë në gjithë procesin.

Për çështjen se pse Haradinaj ka vendosur ta vë në krye të ekipit zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe që jo vet të jetë në ballë të procesit, Tahiri ka theksuar se i pari i ekzekutivit po merret me punë të brendshme.

“Kryeministri nuk ka mundur të rri indiferent dhe me këtë vendim ka marrë rolin politik që ka. Tash është rritur niveli i përfaqësimit politik të Kosovës. Sot është mandatuar një ekip nga Haradinaj. Ai është në krye të Qeverisë. Është pozicion parimor i kryeministrit në raport me dialogun. Ai është deklaruar më parë se nuk është i interesuar të merret me këtë temë, por ka marrë përgjegjësinë. Asnjë shqiptar nuk dëshiron ta merr këtë pozicion. Arsyeja themelore e këtij vendi është se do të sjellë pozicion më të lartë politik”, ka thënë Tahiri në “Klan Kosova”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi dollarin amerikan…