Besnik Tahiri: Për interesa të kujt po punoni? Votojeni TRUST-in!

16 janar 2023 | 19:57

Në seancën e së enjtes do të diskutohet për Trusin, tërheqjen e një pjese të mjeteve.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se mjetet e Trustit janë para së gjjthash mjete të qytetarëve.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pér tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

“Qeveria ka më shumë rol kujdestarues për to. Mohimi i qasjes dhe shfrytëzimit të një përqindje nga vet kontributdhënësit, është qasje nënshtruese në emêr të barazisë dhe sigurisë sociale”.

“Kjo qeveri as pas dy vitesh nuk po arrinë ta kuptoj se e vetmja rrugëdalje nga varfëria është zhvillimi ekonomik dhe njerëzor. Për interesa të kujt po punoni? Pse mos të lihet një periudhë 1 mujore për ata që duan ta tërheqin një pjesë të kontributit të tyre. Do ta kuptonit që 99% e qytetarëve do ta shfrytëzonte atë mundësi”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Ai ka theksuar më tej se: “Por ju e keni ndarë mendjen, dhe po ushtroni një dhunë të dyfishtë mbi njerëz. Po mohoni mjetet si dhe po dhunoni vullnetin e lirë. Krejt kjo në emër të asaj se ju po shihni dhe po dini se çfarë na pret pas 10, 15, 20 viteve, pêlërderisa as sot e kësaj dite, nuk jeni të aftë ta definoni as vlerën e një koeficenti të pagës. 51% – shi i para dy viteve po shkelë vullnetin e 99% të qytetarëve. TURP!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Territori shqiptar është tronditur sërish nga lëkundje tërmeti duke pasuar…