Besnik Tahiri përkujton Ali Ajetin në 32-vjetorin e rënies
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar Ali Ajetin në 32-vjetorin e rënies së tij.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Ali Ajeti dhe shokët e tij themeluan ‘Çetën e Llapit’, që sipas Tahirit, lirisht mund të cilësohet formacioni i parë ushtarak në rrethanat e krijuara historiko-politike.
Postimi i plotë i Tahirit:
Në 32-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Ali Ajeti, kujtojmë atë si prirës të parë të rezistencës përball shtypjes dhe agresionit që ushtronte Serbia.
Ali Ajeti dhe shokët themeluan ‘Çetën e Llapit’, që lirisht mund të cilësohet formacioni i parë ushtarak në rrethanat e krijuara historiko-politike, si pararendëse e ngjarje që kulmuan me krijimin e UÇK-së dhe luftën e popullit për liri.
Ali Ajeti, nuk mjaftohej ta donte lirinë, por e konsideroi më shumë se sublime duke luftuar e rënë për të. Aliu, la amanetin për shokët që ta ndjekin rrugën e nisur për liri, amanet ky që do të jetë i gjallë e do të jetojë ndër breza.