Besnik Tahiri prezanton fakte rreth taksës 100 për qind ndaj Serbisë
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka prezantuar disa fakte rreth takës 100 për qind të vendosur ndaj Serbisë.
Tahiri ka prezantuar efektin e importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja për vitin 2017, 2018 dhe 2019.
“Efekti i importit të produkteve nga Serbia: Nëntor 2017 – mars 2018 = 181.8 milionë euro. Nëntor 2018 – mars 2019 = 22.4 milionë euro. Dallimi: 159.4 milionë euro (88%)”, ka shkruar Tahiri.
“Sot, më 26 tetor 2019, janë bërë 311 ditë prej hyrjes në fuqi të taksës 100%. Kjo humbje tash është edhe më madhe”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i tij:
Fakte rreth Taksës 100%!
Me 6 nëntor 2019, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për vendosjen e masës 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Me 21 nëntor 2018
Qeveria e Kosovës merr vendim për vendosjen e masës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Efekti i importit të produkteve nga Serbia:
– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 181.8 milionë euro
– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 22.4 milionë euro
Dallimi: 159.4 milionë euro (88%)
Efekti i importit të produkteve nga BiH:
– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 28.4 milionë euro
– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 4.7 milionë euro
Dallimi: 23.7 milionë euro (83%)
Burimi: GAP/Dogana e Kosovës
Rasim Ljajiq, Ministër i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë tha: “Taksa 100% po na shkakton 1 milion euro humbje në ditë”.
Sot, më 26 tetor 2019, janë bërë 311 ditë prej hyrjes në fuqi të taksës 100%. Kjo humbje tash është edhe më madhe.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/videos/10156397196691611/