Besnik Tahiri: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike
14 shkurt 2021
| 12:37
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Bashkë me Norën e kryem detyrën tonë qytetare. Edhe pse moti me temperatura të ulëta për shkak të reshjeve të shumta të borës, ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Është moment feste dhe ta shfrytëzojmë këtë duke dalë masovisht për të votuar e forcuar Kosovën”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.