Besnik Tahiri: Sa është rroga e një zyrtari të shtetit tash?
22 dhjetor 2022
| 15:47
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pyetur se sa është rroga e një zyrtari të shtetit pasi në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për Pagat.
Tahiri ka thënë se qeveria Kurti është duke manipuluar. Ai e ka konsideruar Projektligjin për Pagat si “një mashtrim i radhës”.
“E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Pro këtij projektligji të enjten kanë votuar 63 deputetë nga 85 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit.